Grabitje e armatosur në një bankë në Shtime

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Sot rreh orës 08:15, në  rrugën ,,Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës  kanë hyrë katër persona të armatusur me armë të gjata  dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka,shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajr nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia  gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.

Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme