Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është penduar për votën të cilën më 2015 e dha për formimin në Gjykatën Speciale.
Grabovci në Info Magazine të Klan Kosovës madje thotë se është i gatshëm t’ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës, për siç e quan ai të vetmin gabim të tij, votimin e Gjykatës Speciale.
”Po i bëj mbi 40 vite pandërprerë për vendin tim. Besoj se kam qenë ushtar i devotshëm i vendit tim”.
”Kjo padrejtësi është padrejtësia më e madhe që po bëhet”.
”Duke pasur parasysh të gjitha këto, unë sot ndjejë veten të penduar pse kam besuar dhe e kam dhënë votën time. Dhe jam i gatshëm t’ju kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të vetmin gabim në këto 40 vite”.