Granit Xhaka nuk njeh humbje gati që 1 vit

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Po bëhet gati një vit që Granit Xhaka nuk njeh humbje në nivel klubesh, përfshirë të gjitha garat.

Sezoni historik i Bayer Leverkusen me 49 ndeshje pa humbje deri tash, nënkupton se edhe mesfushori nga Kosova është i pamposhtur këtë sezon.

Në fakt, Xhaka nuk ka pësuar humbje në një ndeshje zyrtare që nga humbja 1:0 e Arsenalit në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, më 20 maj 2023.

31-vjeçari iu bashkua Leverkusenit në verën e vitit të kaluar, teksa vlerësohet si një nga më meritorët për arritjet e skuadrës gjermane këtë sezon.

Kapiteni i Zvicrës është paraqitur në 46 ndeshje deri tash. Përveç tjerash, ka kontribuuar me dy gola e tre asistime gjithashtu.

Bayer Leverkuseni ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, teksa ka gjasa për ta mbyllur sezonin me tripletë, pasi është në finale të Ligës së Evropës dhe Kupës së Gjermanisë.

Të ngjashme