Greenberg fton pesë debutues për ndeshjet e fundit eliminatore

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 10:34 | Nga

Plot 17 basketbollistë pritet të jenë nën urdhrat e përzgjedhësit të Kosovës, Brad Greenberg, kur të hënën të nisë grumbullimi i përfaqësueses për dy ndeshjet e fundit të raundit të parë eliminator për botërorin e vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi Greenberg të premten ka publikuar listën e lojtarëve, në të cilët llogarit për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë. Kosova e pret Hungarinë më 28 qershor, ndërsa Poloninë e pret më 1 korrik në ndeshjen e fundit. Të dy ndeshjet luhen në Prishtinë dhe nisin në orën 20:30.

Në listën e përzgjedhësit Greenberg nuk janë emrat e amerikanëve që Federata e Basketbollit synon t’i natyralizojë, ndërsa janë pesë debutues. Në listë është përfshirë edhe amerikani Shawn Jones, që luajti në dy ndeshjet e kaluara për Kosovën, por që ende nuk e ka konfirmuar ardhjen.

Emra të rinj në përfaqësuese janë Rinor Peci, Valon Bunjaku, Mikaile Tmushiq, Altin Morina e Dardan Kapiti. Më pak i njohur është Kapiti, që po vlerësohet lojtar me të ardhme të ndritur nga FBK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme