Grenell: Natë e mahnitshme në Beograd, serbët kënduan për Alabamën

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.

Ai, si raportojnë mediet serbe, ka qenë në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter e ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon e darkës në të cilën dëgjohen këngët “Country Roads” dhe “Sweet home Alabama”.

Grenelli bashkë me delegacionin e SHBA-së para kësaj vizite ka qenë në Kosovë. 

Të ngjashme