Një grua 75-vjeçare nga Maryland i ShBA-së, ka fituar një çmim prej 50 mijë dollarësh në lotari, vetëm tre vjet pasi vajza e saj kishte fituar 100 mijë dollarë në një lotari tjetër.
Fituesja e fundit kishte blerë një seri biletash gërvishtëse në Baltimore, ku fillimisht pati fat me një çmim të vogël prej 50 dollarësh. Megjithatë, surpriza e vërtetë erdhi kur ajo gërvishti biletën e fundit, që zbuloi çmimin prej 50 mijë dollarësh.
E emocionuar, ajo njoftoi menjëherë vajzën e saj, e cila jeton me të.
“Vajza më tha: ‘Mami, ndalo së gënjyeri’”, kujton me buzëqeshje fituesja, duke shpjeguar dyshimin e vajzës për të pasur fat të dyfishtë në një familje të vetme, pasi ajo kishte fituar vetë çmimin prej 100 mijë dollarësh në vitin 2021.
Tani, fituesja e sapo kurorëzuar po shqyrton mundësitë për të shpenzuar çmimin e saj të papritur.