Gruaja shkoi në spital për probleme me zemrën, por del me Coronavirus, izolohet stafi mjekësor në Elbasan

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

ISHP konfirmoi dy raste me koronavirus gjatë ditës së djeshme në Elbasan.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortës, ku burri 62 vjeç ishte shoferi i autobusit që dërgonte punonjësit e një fasonerie në qytet.

Pas komplikacioneve më shëndetin, gruaja 60 vjeçare është dërguar me urgjencë dje në Tiranë, kurse burri është i karantinuar në shtëpi.

Sipas abcnews gruaja në fjalë ka qenë parë në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit duke u ankuar se kishte probleme me zemrën.

Gruaja ka marrë trajtim nga stafi i spitalit dhe është dërguar në shtëpi pas ekzaminimeve të bëra.

Fill pas konstatimit të saj me koronavirus, mjejkët dhe infemierët që i kanë shërbyer janë karantinuar në shtëpi.

Për fat të mirë, testet e stafit mjekësor kanë dalë negativ, megjithatë ata mbetën të karantinuar në pritje të testit të dytë.

Të ngjashme