Hajdari thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën ndaj korrupsionit, Rukiqi kërkon transformimin digjital në sektorin publik e privat

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 12:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se synim i Qeverisë është përmirësimi i klimës së të bërit biznes, raporton Ekonomia Online.

Në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, ku morën pjesë 16 kompani nga Austria e nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, Hajdari tha se Qeveria Kurti është e përkushtuar në luftën ndaj korrupsionit, me ç’rast përmendi indeksin e korrupsionit.

“Ky zinxhir i integrimit është për rritjen e eksportit. Nën udhëheqjen e kryeministri Kurti jemi të përkushtuar të përmirësojmë klimën e bizneseve. Kosova është përmirësuar në 17 vende në indeksin e korrupsionit. Kjo konfirmon përkushtimin e qeverisë ndaj korrupsionit për zero tolerancë. Plani ynë qeveritar është ambicioz për të përmirësuar pjesën e politikave. Ajo çka ofron Kosova për kompani është më shumë fleksibilitet. Kosova ofron lokacion strategjik. Më i rëndësishmi është porti i Durrësit. Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë dhe të sjellim më shumë biznese në vend. Me rëndësi për bizneset është ngarkesa e ulet tatimore”, tha ai.

“Ministria jonë është duke punuar me ministrinë e Ekonomisë dhe çështje dixhitale dhe aftësimit të edukimit profesional. Ministria ka departament të dixhitalizimit dhe do të bashkëpunojë me Odën Ekonomike. Oda Ekonomike do të fuqizohet si odë që mund të ofrojë aftësim profesional me bizneset. Jemi duke bashkëpunuar në praktika për aftësimin profesional në Kosovë. Për sistemin dual nevojiten kompanitë dhe shkollat në anën tjetër”, tha tutje Hajdari.

E kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, tha se transformimi digjital në sektorin publik e privat janë njëra ndër fushat për investim dhe partneritet ndërmjet Kosovës dhe kompanive austriake.

“Ndryshimet e para duhet të jenë sektori publik e privat. Transformimi digjital në sektorin publik e privat janë njëra nga fushat për investim dhe partneritet ndërmjet Kosovës dhe kompanive austriake. Duhet të kemi politika të qarta për t’u integruar në zinxhir të furnizimit global. Do të shohim kompani që vijnë nga Kina. E fundit ndryshimet duhet të ndodhin në sektorin e energjisë dhe duhet të jemi të gatshëm për këtë. Mesazhi im është të punojmë së bashku dhe të ndërtojmë aleanca strategjike”, tha Rukiqi.

E kryesuesi për Ekonomi nga Austria, Franz Wessig, tha se është e domosdoshme bashkëpunimi i tillë ndërmjet dy vendeve, derisa shtoi se Austria vazhdon të jetë ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomik e të energjisë në Kosovë.

“Pandemia dhe lufta në ukrainë na ka ndikuar të gjithëve dhe na ka treguar sa është e varur ekonomia jonë. Është e domosdoshme të punojmë me miq tanë. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë shumë të fuqishme. Austria është ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomik e të energjisë në Kosovë. Kur është fjala për tranzicion të gjelbërt, Austria mund të ofrojë shumë në hidrocentrale. Sektori i teknologjisë së gjelbërt në Austri është mbi 5 miliardë. Sektori i teknologjisë paraqet bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, tha ai.

Të ngjashme