Hakimi: Interi ka krijuar një projekt të shkëlqyeshëm, Conte ishte afër Real Madridit

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi ka thënë se Nerazzurët kanë krijuar një projekt të shkëlqyeshëm dhe zbuloi që Antonio Conte ishte më parë afër bashkimit me Real Madridin.

Hakimi mbërriti te Interi verën e kaluar dhe ka ndihmuar klubin të merrte Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.

Reprezentuesi i Marokut është i njohur kryesisht për ritmin e tij të lartë dhe aftësitë sulmuese, por 22-vjeçari pranoi se Conte e bëri atë të punojë në mbrojtjen e tij.

“Inter ka krijuar një projekt të shkëlqyeshëm për të fituar këtë kampionat dhe unë jam shumë krenar që kam qenë në gjendje të ndihmoj për të bërë historinë e klubit”, ka thënë fillimisht Hakimi për Onda Cero.

“Conte më ka vënë të punoj në mbrojtje dhe e vlerësoj shumë, sepse jam përmirësuar”.

“Ai është një trajner kërkues që punon shumë në taktika. Ai më tha se ishte afër nënshkrimit për Real Madridit, por më pas negociatat u ndërprenë”, përfundoi mbrojtësi i Interit.

Ish-mbrojtësi i Los Blancos ka kontribuar me shtatë gola dhe tetë asistime në 41 ndeshje për Nerazzurrët këtë sezonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme