Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedi Hamza, ka hedhur votën e tij në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Në një deklaratë të shkurtër për media, Hamza ka thënë se çdo rezultat që vjen nga qytetarët, për të është i pranueshëm.
“Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin, e shfrytëzuam të drejtën për votë”.
“Uroj që gjithçka të shkoj mirë, nuk ka asnjë arsye. Në fund, sovrani vendos, për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët është i pranueshëm. Nuk kam informacione që ka parregullsi”.
“Pas orës shtatë, fitore. Kosova ma mirë, ma bukur, ma e zhvilluar”.