Hapet programi për financim të studentëve të nivelit master të Kosovës në ShBA

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagvci, bëri me dije se në kuadër të programit Fulbright, është hapur thirrja për Fulbright Foreign Student Program (Programi Master) për vitin akademik 2025-2026.

Ky program bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasada Amerikane. Pritshmëria është që të financohen 3-4 studentë të Republikës së Kosovës për studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nagavci thotë se ky program ofron mundësi për një përvojë unike për studentët, për të përparuar në fushën e tyre të studimit në një mjedis akademik të lartë.

“Përveç aspektit financiar, pjesëmarrja në programin Fulbright Master siguron një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë rrjetet e tyre akademike dhe profesionale ndërkombëtare”.

Të ngjashme