Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se vendosja e fusnotës për Kosovën më marrëveshjet me Shqipërinë, është veprim i papërgjegjshëm.
“Është një gabim dhe papërgjegjësi totale. Fluska e Edita Tahirit nuk po duket se po mbetet vetëm fluskë, nuk jemi kundër marrëveshjeve por kundër fusnotës”, ka thënë Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku është duke u diskutuar për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.
Haradinaj ka thënë poashtu se AAK nuk është kundër marrëveshjeve të ndryshme, por sipas tij, këto marrëveshje duhet të mendohen dhe analizohen mirë.
“Mos e hedhni topin nga deputetët, përndryshe derisa ju bëni marrëveshje të papërgjegjshme e keni votën kundër”.