Haradinaj: Gjendja aktuale në Telekom e trashëguar, ulja e pagave është e logjikshme

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 17:00 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në interpelancën sipas kërkesës së grupeve parlamentare VV dhe LDK lidhur me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës tha se kjo gjendje është trashëguar sepse në vitin 2015 borxhi ishte 51 milionë euro.

Sipas kryeministrit Haradinaj, këtë situatë e ka shkaktuar menaxhimi i dobët i kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.

“Gjendjen çfarë e kemi sot, e kemi trashëgu, 60 milionë euro borxhi, në vitin 2015, 51 milionë. Këtë situatë e ka shkaktuar menaxhimi i dobët me projekte, resurse,  mungesa e planit në biznes, pezullimi i investimeve që kanë mujt me kriju pozicion më të favorshëm në treg, proceset gjyqësore dhe mungesa e një strategjie si me dalë nga kjo gjendje”.

“Edhe ulja e pagave në këtë rast është logjike, se paga mesatare është mbi mesataren. Nëse nuk ndërmerren një zinxhir i masave, ulja e pagave, ndërprerja e kontratave të dëmshme, kompania është në gjendje të vështirë”.

Albin Kurti në emër të parashtruesit të Interpelancës, ka thënë se me situatën e krijuar në Telekom nuk ka dështuar ky i fundit, por shteti.

“Sot telekomi e ka të vështirë të paguajë pagat. Askund në botë ndërmarrjet e telekomunikimit nuk falimentojnë. Kemi informacionin se Devollët kanë një partner në Qipro dhe dihet se ata nuk bëjnë investime në Z mobile. Mësova se Devolli nuk ka kompani në Kosovë, e kanë bartur kapitalin në Maltë, prej kujt po fshihen ata, po e vërejnë rrezikun për ndryshimet që po ndodhin në Kosovë”.

“Nuk ka dështuar telekomi, por shteti; nuk po falimenton telekomi por shteti, po dështon qeveria dhe prokuroria, qeveria pasi që po i shërben një pakice të vogël”.

Lumir Abdixhiku, parashtrues i interpelancës në emër të LDK-së, bëri krahasimin mes numrit të punëtorëve mes Telekomit dhe IPKO-s.

“Telekomi i ka 2300 punëtorë, mbi 50% të tregut, kompania IPKO i ka 300 që ka 40% të tregut. Telekomi i ndan 37% të të hyrave në paga, po e krahason këtë me hyrjet e pagave në rajon është trefish më i madh. Apetiti për paga nuk ka qenë i vetmi, PTK-ja bënte edhe kontrata absurde. Edhe punësimi, pagat, kjo gjendje kanë një emërues të përbashkët që janë interesat partiake”.

Lumir Abdixhiku ka thënë se PDK-ja ka pasur kandidat për deputet një kryeshef të Valës i cili, sipas tij, e ka sjellë Telekomin në këtë situatë me bashkëpartiakët e tij.

“ Sipas një hulumtimi të organizatës Çohu, nga 16 pozita të zyrtarëve të lartë menaxhues, si drejtor departamentesh, auditorësh të brendshëm e deri te pozita vendimmarrëse, si ato të zv.kryeshefit të drejtorëve ekzekutivë të operatorit Vala, nga 16 pozita 13 i kanë takuar anëtarëve të PDK-së”.

“Dy kryeshefat e fundit të njëjtin që kanë bërë këtë rënie të të hyrave punësimet e mëdha kanë qenë anëtarë aktivë të PDK-së. Madje njëri prej tyre sa ishte kryeshef ekzekutiv i PDK-së ishte në listë të deputetëve dhe kur e kanë pyetur a do ta mbash postin e kryeshefit nëse zgjidhesh deputet, kishte thënë se varet nga kërkesat e partisë a duhet t’i mbajë dy pozicione apo jo”.

Pas kësaj deklarate, reagoi menjëherë deputeti Hajdar Beqa, duke thënë se asnjë kryeshef nuk ka qenë kandidat për deputet, raporton EO.

“U drejtua nga PDK-ja ka qenë një kryeshef ka qenë kandidat për deputet, asnjë kryeshef nuk ka qenë kandidat për deputet. Zoti Lumir e tha një të pavërtetë se asnjë Ejup Qehini nuk ka qenë asnjëherë kandidat për deputet, shikoje në KQZ dhe të flasësh të vërtetën për hir të opinionit”.

Të ngjashme