Haradinaj: Gjykata Speciale është gabim, por Qeveria nuk ka asnjë detyrë nga kjo

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 16:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi qëndrimin e partisë së tij për Gjykatën Speciale.

Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partitë tjera votuan kundër kësaj gjykate për shkak që selia e saj nuk është në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj e quan gabim që kjo seli nuk është vendosur në Kosovë.

“Jemi në dijeni që Kosova e ka respektu ligjin ndërkombëtar edhe një Gjykatë që është një etnike në fakt që nuk e ka selinë në Kosovë, është gabim dhe për këtë arsye Aleanca por edhe të tjerat kanë votu kundër. Iniciativa e deputetëve respektohet nga qeveria, por ne nuk kemi pasur ndonjë detyrë nga kjo”, tha Haradinaj.

Të ngjashme