Haradinaj kërkon që në konferencën e BERZh-it të prezantohen projekte konkrete

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinja është takuar me përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike të Kosovës ku është diskutuar për Konferencën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) që do të mbahet në Londër.

Kryeministri tha se në këtë konferencë Kosova duhet të aplikojnë për projektet e mëdha, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi që të prezantohen projekte të cilat nuk mund që të financohen nga institucionet dhe të jetë konkretet e me studim të fizibilitetit, ndonëse u shpreh se ende nuk dihet përmbajtja e takimeve.

“Po punojmë që sipërmarrësit ata që janë gjenerues të zhvillimit ekonomik që të mos jenë vetëm. Ajo që na intereson është pjesa tjetër është që aty ku ndalet mundësia e sipërmarrësit për projektet që i ka e kishte pas mundësi me ardhur në shprehje Qeveria e vendit, po dëshirojmë me marrë përgjegjësi”.

“Tani një mundësi është para nesh takimi i kryeministrave  në Londër me 26 shkurt. Ne në Kosovë veç se kemi 27 veprime të përbashkëta me të bizneseve me BERZh. Kërkesa e neve për ju është nëse keni projekte që e tejkalojnë kapacitetin tuja investiv ne i paraqesim për ju. Ne nuk e dimë ende përmbajtjen e takimeve, por jemi të interesuar që të bashkëveprojmë që këto projekte t;i prezantojmë në emrin e juaj”.

Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se nga analizat e bëra në tre vit e fundit ndër sfidat e sektorit privat janë kamatat e lara bankare dhe mungesa e financimi në mënyrë alternative.

“Këtu janë e gjithë sektorët që janë shtylla ekonomike e Kosovës, kemi Shoqatën e naftëtarëve, të Energjisë alternative, këtu janë 90% e atyre që e bëjnë buxhetin e Kosovës. Prioritet është krijimi i vendeve te reja të punës  dhe një formë e tillë e komunikimit duhet të jetë pjesë edhe e institucioneve tjera , që të ndihmohet sektori privat”.

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, pritet të mblidhen së bashku në Londër më 26 shkurt, për të diskutuar rreth çështjes së investimeve dhe mundësive që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre, raporton EO.

Takimi i nivelit të lartë, ka si synim nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon dhe projektet e përbashkëta ndërkufitare.

BERZh-i është ndër investitorët kryesorë në rajonin e Ballkanit. Banka ka investuar 271 milionë në Kosovë në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë, infrastrukturës apo edhe atë financiar në mbështetje të bujqësisë në vendet ballkanike.

 

Të ngjashme