Haradinaj nga tubimi i madh në Pejë: NATO në qiell e UÇK-ja në tokë, kështu është mbërri liria

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka treguar se si është arritur liria e Kosovës.

Në tubimin përmbyll të këtij koalicioni në Pejë, Haradinaj ka thënë se UÇK-ja ka luftuar në tokë, kurse NATO e ka ndihmua nga qielli.

“Ishim të parët që e organizuam rezistencën paqësore, ishim të parët që protestuam, këtu në Pesë e në gjithë Kosovën. Kur menduan se na kanë thyer, ne e krijuam UÇK-në dhe i dolëm përballë egërsisë së Milloshevqit, një regjim çnjerëzor që synonte gjenocid në Kosovë. Kur Millosheviqi mendoj se na jemi vetëm, u befasua se me neve u bë krah Aleanca më fortë ushtarake e botës e prirë prej Amerikës. NATO dhe Amerika u bënë me ne. NATO në qiell UÇK në tokë, kështu është mbërri liria”, ka thënë Haraidnaj.

Të ngjashme