Haradinaj shpërndan një video emocionuese: Rrugë e gjatë dhe e vështirë deri tek liria

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë një video duke kujtuar rrugën e gjatë e të vështirë deri tek liria.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook krahas videos, ka shkruar se tani është koha për të hapur një kapitull tjetër të së ardhmes sonë.
“Kaluam një rrugë të gjatë që kur ne fituam lirinë dhe pavarësinë tonë. Një brez i tërë u rrit dhe shteti ynë gjithashtu. Tani është koha për të hapur kapitullin tjetër të së ardhmes sonë: Kosova, anëtare e NATO-s dhe BE-së ose e bashkuar në union me Shqipërinë. Për këtë po e kërkoj votën tuaj të Dielën – një AAK e fortë dhe një President i fortë për një Kosovë të fortë”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=172506894678430

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme