Hasani: Nisma po shtrihet anekënd Kosovës

Kaçanik | 14 Pri 2018 | 23:06 | Nga

NISMA Socialdemokrate ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Kaçanikut.

Në themelimin e këtyre dy nëndegëve ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Hasani ka thënë se kjo parti po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.

“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet” ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

NISMA Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës. Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së NISMA në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka. Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen NISMA’së në Kaçanik./Gazeta Monitor/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme