Hashim Thaçi bllokon Berlinin (Video/Foto)

Berlin | 08 Maj 2018 | 15:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur me nderime të larta në Gjermani. Sapo ka arritur në Aeroportin e Berlinit, Thaçi është pritur nga eskorta protokollare, e përbërë nga shumë motoçikleta.

Madje, për të janë bllokuar disa rrugë në Berlin, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës së presidentit, njoftojnë zyrtarët për informim të Presidencës, të cilët po e shoqërojnë Thaçin në këtë vizitë.

Thaçi nesër do të pritet në takim nga kancelarja Angela Merkel.

Siç është bërë e ditur sot përmes një komunikate për media nga Presidenca, në këtë takim do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, ekonomike, për perspektiven evropiane dhe dialogun me Serbinë.

Thaçi gjatë ditës së sotme pritet të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtarë, njëri nga institucionet më prestigjioze në Gjermani që merret me politikën e jashtme.

Të ngjashme