Haskuka: Borrellit i pëlqeu shumë qyteti i Prizrenit

Prizren | 30 Jan 2020 | 20:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka qëndruar sot pasdite në komunën e Prizrenit.

Aty ai u prit nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me disa prej deputetëve të komunitetit jo serbë.

Më herët, Borrelli bëri një shëtitje në qendrën e qytetit të Prizrenit. Pas takimit, ai nuk u prononcua për gazetarët.

Kurse Haskuka tha se kryediplomatit evropian, Josep Borell, i pëlqeu shumë qyteti i Prizrenit. Ai shtoi se spanjollit ia tregoi çezmën e Shatërvanit dhe historinë e saj.

Haskuka tha se e njoftoi spanjollin lidhur me historikun e qytetit dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.

Mes tjerash, kreu i Komunës së Prizrenit tha se në takim me Borrelin diskutuan lidhur me projektet e përbashkëta që kanë me BE-në.

Të ngjashme