Havolli: Korrupsioni vështirë të hetohet, nuk jemi të kënaqur me punën e bërë

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 12:46 | Nga

Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës me mbështetjen e Projektit të Përbashkët Kundër Krimit të Organizuar dhe Agjencisë kundër Korrupsion organizuan debat me temën “Funksionimi i mekanizmit kundër korrupsionit: Sfida e kopsitjes së një lënde korrupsioni për prokurorinë”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast prokurori i shtetit, Shqipdon Fazliu tha se 55% të rasteve për korrupsion janë dënuar si të tilla.

Sipas tij pavarsisht punës që bënë institucioni që ai udhëheq, kur e shohim rezultatet nga gjykatat e shohim se kemi një hendek sa i përket kësaj çështjeje.

“Në vitin 2016 kanë ndodhur reformat por po ashtu jemi dëshmitar që situata nuk ka ndryshuar kushedi se sa, është koha që edhe institucionet tjera ti kushtojnë rëndësi kësaj “.

Ai shtoi se ata kanë ide për reforma të reja si dhe konsiderojmë se ka nevojë për ndryshime të thella.

Në anën tjetër Libor Chlad, përfaqësues i Zyrës së BE-së, tha se BE-ja ka qenë gjithmonë bashkpunëtore në fushën e drejtësisë dhe korrupsionit në Kosovë, si dhe ka qenë një ndër protagonistët kryesor në këtë fushë.

Sipas tij duhet ta rrisim efikasitetin dhe ta luftojmë korrupsionin.

Ai gjithashtu tha se gjithë institucionet duhet bashkarisht të japin rezultat të duhur.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsion i cili tha se kjo agjenci po vazhdon në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

“Nuk jemi të kënaqur me arritjet tona, edhe pse përkushtimi ka qenë maksimal, por nganjëherë korrupsioni është vështirë të hetohet”, tha ai.

Sipas tij Agjencioni Kundër Korrupsion është në përfundim të kontrollit të plotë në raste që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ai shtoi duke thënë se nuk është gjithçka zi në Kosovë, por që ka nevojë për përmirësime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme