Haxhi Avdyli flet për diagnozën e kryeministrit japonez që dha sot dorëheqje

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka shkruar pas dorëheqjes së kryeministrit të Japonisë, duke treguar edhe për problemet shëndetësore që ka ai, raporton Gazeta Express.

Avdyli në Facebook thotë se dorëheqja e tij tregon sa të pjekur në aspektin demokratik janë japonezët.

Tutje, deputeti i LDK’së, ka treguar edhe për problemet shëndetësore që ka ai.

“Kjo tregon se sa te pjekur ne aspektin demokratik janë politikanët Japonez , që edhe për shkaqe shëndetësore tërhiqen nga posti i fituar me vota edhe atëherë kur gjendja shendetesore e tij nuk është aq keq por ka një inflamacion i shpeshtë të zorrëve , që dmth per shkak barkqitjeve”, ka shkruar Avdyli.

Të ngjashme