Haziri nderon me mirënjohje personalitete e institucione që janë dalluar në fusha të tyre

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së flamurit ka ndarë mirënjohje për personalitetet që janë dalluar në disa fusha në këtë vit dhe post mortum për kontributin jetësor.

I pari i Gjilanit tha se që nga ky vit institucioni që ai drejton do të ndaj mirënjohje për njerëzit e dalluar në fushat e tyre, institucionet si dhe për ata të cilët nuk janë në mesin tonë, njofton komuna e Gjilanit, përcjellë Klan Kosova.

“Nga ky vit për herë të parë kemi vendosur të ndajmë mirënjohje për njerëzit më të dalluar në fushat e tyre dhe institucionet dhe për ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm deri në sakrifikim”.

Të vlerësuarit me mirënjohje janë:

Sylë Zarbinca, mirënjohje post mortum për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut deri në sakrifikim

Alban Ramushi, komandant i stacionit policor në Gjilan

Naim Efendi Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës,

Lumjan Ramadani, tetar nga Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë (FSK)

Batalioni i Parë, Brigada e Reagimit të Shpejtë

Hyrije Baftiu, punëtore e Bibliotekës së Qytetit.

Post Mortum për punënjësit e arsimit:

Vehbi Ferizaj,

Sabri Nexhipi – Ahmeti

Muharrem Halimi

Milazim Idrizi

Ismajl Ismajli

Xhevat Ajvazi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme