Në fshatin Bubavec të Malishevës, të shtunën, është raportuar se një grua kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas mjekut kujdestar, viktima dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Fsh. Bubavec, Malishevë 20.06.2026 -NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut kujdestar viktima dyshohet se ka ndërruar jetë prej arrestit kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.