Hezbollahu thotë se ka gjuajtur raketa drejt qyteteve Haifa dhe Krayot në Izraelin verior, duke thënë se kishte lëshuar “një breshëri të madhe raketash”.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se zbuloi 85 lëshime raketash nga Libani pak pas mesditës me orën lokale, dhe shumica e tyre u kapën, por “disa përplasje ndodhën në zonë”.
20 predha të tjera u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit, shtuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pak më vonë.
Shërbimi i ambulancës Magen David Adom i Izraelit thotë se një grua 70-vjeçare ishte plagosur nga copëzat, teksa shpërndau video që shfaqte një ndërtesë që ishte goditur. Mediat izraelite raportuan gjithashtu se një ndërtesë në Kiryat Yam në Haifa ishte dëmtuar.
Haifa, qyteti i tretë më i madh i vendit, ka një popullsi prej rreth një çerek milioni. Ai u godit dje për herë të parë në gati 20 vjet, shkruan BBC.