Ekonomia Online
FUNDIT

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen çiftet e fazës së 1/8

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen çiftet e fazës së 1/8

Sot (e premte), me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës ka filluar hedhja e shortit dhe janë mësuar ciftet për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës. Gara e dytë elitare evropiane për klube ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi kanë mbetur vetëm edhe 16 skuadra që synojnë trofeun. Kështu, sot […]

Sot (e premte), me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës ka filluar hedhja e shortit dhe janë mësuar ciftet për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Gara e dytë elitare evropiane për klube ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi kanë mbetur vetëm edhe 16 skuadra që synojnë trofeun.

Kështu, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës dhe janë mësuar tetë çiftet që do të ndeshen mes vete për një vend në çerekfinale.

Në këtë fazë luajnë klube të mëdha evropiane si Juventusi, Manchester Unitedi, Arsenali, Sevilla, Roma, Sporting Lisbona dhe Bayern Leverkuseni.

?#UELdraw pic.twitter.com/X9Yaq3QmYp

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 24, 2023

Ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Sporting Lisbonës dhe Arsenalit, pasi janë dy skuadra që jemi mësuar shpesh t’i shohim në Ligën e Kampionëve.

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Sevilla-Fenerbahce, Juventus-Freiburg dhe Manchester United-Real Betis.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës është paraparë të zhvillohet me 31 maj në “Puskas Arena” të Budapestit.

Next step on the road to Budapest…#UELdraw pic.twitter.com/0UIC1veK9H

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 24, 2023

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës
Union Berlin – Union Saint-Gilloise

Sevilla – Fenerbahce

Juventus – Freiburg

Bayer Leverkusen – Ferencvaros

Sporting Lisbona – Arsenal

Manchester United – Real Betis

Roma – Real Sociedad

Shakhtar Donetsk – Feyeenord

Të ngjashme