Ekonomia Online
FUNDIT

Histeria kundër botës perëndimore që rrezikon ta çojë vendin me dekada prapa

Histeria kundër botës perëndimore që rrezikon ta çojë vendin me dekada prapa

Populli shqiptar është ndër popujt e rrallë që nuk ka mësuar nga historia. Përgjatë historisë kemi pasur momente të shkurta e të rralla suksesi, por shumë më shpesh kemi pasur histeri gjithëkombëtare që na kanë çuar me dekada prapa. Një moment I rrallë suksesi ishte në vitin 1999 kur e gjithë bota e civilizuar u […]

Populli shqiptar është ndër popujt e rrallë që nuk ka mësuar nga historia.

Përgjatë historisë kemi pasur momente të shkurta e të rralla suksesi, por shumë më shpesh kemi pasur histeri gjithëkombëtare që na kanë çuar me dekada prapa.

Një moment I rrallë suksesi ishte në vitin 1999 kur e gjithë bota e civilizuar u ngrit në këmbë dhe na shpëtoi nga golgota.

Më pas ajo botë perëndimore na ndihmoi t’i ndërtojmë shtëpitë e shkatërruara, t’i hapim shkollat e djegura, dhe t’i vendosim themelet e një shteti të ri, të cilin na ndihmuan ta bëjmë.

Por siç na ka ndodhur edhe në të kaluarën në histori, na kaploi histeria gjithpopullore dhe u ngritëm kundër mu asaj bote perëndimore. I shpallim tradhtarë, armiq, e i quajnë me lloj lloj emrash që vetëm mendjet e prishura dijnë t’i qendisin.

Ata që marrin mundin të lexojnë historinë, e dijnë që këto histeri jane cytur nga forca të huaja keqdashëse, shpesh të ndihmuar nga shpirtshitur vendorë.

Tash lind pyetja se kush po e shtyn këtë histeri të këtyre ditëve. Akterët vendorë po i shohim. Një ditë do ta lexojmë në libra të historisë edhe forcën e huaj që po e shtyn këtë agjendë histerike që rrezikon ta çojë vendin me dekada prapa- sërish.

Të ngjashme