Hoti mbledh ministrat, në rend të ditës ndarja e mjeteve për familjen e Agon Musliut

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 12:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur për mbledhjen e Qeverisë.

Në rend të ditës janë tri pika, raporton EO.

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020- 2030.

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të decitit si dhe kufizimit të balancimit bankar të përkohshëm për menaxhimin e Financave publike

Të ngjashme