Hoti: Me deklarata nuk luftohen krimet, ky është propozimi i LDK-së

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 17:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti në emër të grupit parlamentar të LDK-së, tha se mbështesin çdo nismë kundër gjenocidit serb dhe masakrës., por shton nuk mund të dënojnë krimet serbe vetëm me deklarata, por duhet vënë në lëvizje mekanizmat për të luftuar këto krime, raporton EkonomiaOnline

“Ata që ia kanë shkrua këtë propozim dhe Veseli që ka nënshkrua tregojnë se mungojnë njohuritë elementare, komision shtetëror qe parashihet të formoj do e shihni si mundet mu krijua një komision i tillë qe kryesohet nga kryetari i Kuvendit me deputetë ku anëtarë janë institucionet e prokurorisë e gjyqësor me mision për të faktuar krimet kush por kush nga deputetet mund të bëhet gjykatës

“Qëllimi mund të jetë i drejt por formati dhe qasja duhet të rishikohet, Kosova ka institucionet të drejtësisë prokurorinë speciale e gjykata themelore që duhet kryer gjera kushtetuese këtë duhet ta bëj BE-ja bazuar në marrëveshje ndërkombëtare, Kosova duhet të dokumentoj krimet e regjimit serb duhet me fuqizua infrastrukturën e drejtësisë për të konfirmuar krimet e Serbisë dhe për të i dënuar ato”

Propozimi i LDK-së sipas tij është që Kuvendi sot të formojë komision që përgatit propozim – vendim i cili obligon tw gjitha institucionet kompetente për dënimin e krimeve fillimisht nga drejtësia vendore pastaj ndërkombëtare.

“Ndryshimet legjislative për të ndryshuar rrugët ligjore për të ndjekur dhe dënuar krimet serbe në mungesë, të përmbajnë përmbledhjen e provave që gjinden, propozim vendimi duhet përmbaj veprimet strategjike në rrafsh diplomatik për të kërkuar nga partnerët krijimin e tribunalit të luftës”

Të ngjashme