Hoti: Vitia ka krijuar ambient të mirë për të bërë biznes

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 15:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, sot gjatë vizitës në komunën e Vitisë janë pritur në takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, nga i cili u njoftua për të arriturat e komunës së Vitisë, sidomos në inkasimin e të hyrave komunale, inkasimin e borxheve të akumuluara duke shfrytëzuar implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune, si dhe për projektet të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me këtë rast, ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe gjithashtu shprehi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për Kryetarin Haliti në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Komunal të Vitisë, Sokol Haliti, tha se ka nderin që sot i ka për vizitë dy ministra të cilët janë duke i dhënë frymë biznesit në Kosovë. “Mora përkrahjen për të ecur më tutje me ndërtimin e Parkut të Biznesit, po ashtu mora përkrahjen edhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë”, u shpreh Haliti.

Gjatë qëndrimit në Viti, Ministri Hoti dhe Ministrja Bajrami së bashku me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti vizituan Kompaninë “Euro Fisi” ku u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.

Pronari i Kompanisë “Euro Fisi” Ismajl Shallti bëri të ditur se “Që nga viti i kaluar kanë filluar ti ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për prodhuesit vendorë.

Sipas tij lehtësira e parë për ta ka qenë mos pagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.

“Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Kjo mos pagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues.

Ai tha se me ardhjen e ministrit Avdullah Hoti në krye të Ministrisë së Financave, bizneset kanë një vullnet më të madh për të punuar. “Po e shohim më nga afër përkrahjen e shtetit për prodhimet tona, si mundësinë për hapjen e tregut të punës dhe plas imin e prodhimeve edhe jashtë Kosovës”.

Ndërsa, Ministri Hoti edhe njëherë shprehu përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Të ngjashme