Hoxha në takim me ministrin Kwieciński, kërkoi përkrahje nga Polonia në Këshillin e Ministrave

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwieciński, me të cilin ka diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi mik për mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ka potencuar Ministrja Hoxha në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Në Konferencën Globale Horasis, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si Z. Jerzy Kwieciński, Ministër për investime dhe zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme