Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në Mitrovicë ka takuar edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, njëherësh është edhe ministrja e parë e cila ka takuar OJQ-të, të cilat janë në Mitrovicë.
Këto organizata joqeveritare kanë të bëjnë kryesisht me qasjen e gruas nëpër institucione dhe respektimit e të drejtave të grave, raporton Ekonomia Online.
Hoxha ka theksuar që roli i gruas në shoqëri, por edhe e drejta e saj për trashëgimi rrit ekonominë e vendit, por edhe i ndihmon sundimit të ligjit në Kosovë.