Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin elektoral në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, të cilin e cilësoi takim i mesazhit të fitores së PDK-së.
Takimi në “Dardani”, përcolli mesazhin e fitores së madhe të PDK-së dhe vlerave për shtet të mundësive e gjasave të barabarta, ka shkruar Hoxha në rrjetin social.Po ashtu, ajo ka cekur se qytetarët i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin. #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social.