Hoxha: Të punohet më shumë në implementimin e projekteve që lehtësojnë rrugën për BE

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 10:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Këshillit Kombëtar për Investime”, ka mbajtur takimin e shtatë. Me këtë rast ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se ky këshilli është mundësi e mirë për integrimin më të lehtë të Kosovës në Bashkimin Evropian , raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se do të vazhdohet të punohet në projektet infrastrukturore, duke punuar në mirëqenie rajonale në mënyrë që rruga për në BE të jetë më e shkurtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi mbledhur në Këshillin Kombëtar për Investime dhe është një përpjeke për avancimin e integrimit evropian janë shumë projekte për infrastrukturë që kanë ndikim në zhvillimin e vendit. Investimi në infrastrukturë është qenësor dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë më tutje për këto investime në mënyrë që të shkurtojnë rrugën për Bashkimin Evropian”.

E para e integrimeve pati fjalë të mëdha për iniciativat e BE-së në këtë pjesë të Evropës duke shtuar se ndarja e 1 miliard eurove për infrastrukturën në këtë pjesë është lajm i mirë, por që duhet shumë punë.

Ajo tha se janë 63 projekte të sektorëve të ndryshme të trajtuar, por që kërkojnë implementim më të shpejtë.

“BE ka marrë iniciativë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. BE ka ndarë 1 miliard euro për infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor. Ju kisha lutur që të punoni sa më shumë për këtë çështje. BE ka marrë iniciativë për të shtyrë procesin e integrimit evropian në shtetet e Ballkanit. Qëllimi parësor i procesit të Berlinit është krijimi i një liste me projekte infrastrukturë që do ndikonin në Ballkanin Perëndimor. BE-ja ka ndarë 1 miliard euro që do të dalin nga procesi i Berlinit. Duke ulë koston e energjisë, procesi i Berlinit do të ndërtojë lidhjen e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

“Janë 63 projekte në transport energji dhe aspekt social. Çdo projekt i identifikuar është vlerësuar sipas standardeve evropiane. Projekte të tilla kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ju kisha lut të punoni më ngushtë me kornizën ligjore për infrastrukturë në Ballkan. Bazë për orientimin e shpenzimeve tona dhe asistencën tonë, është që përmes kësaj liste do sigurojnë se projektet e identifikuara do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”.

Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se janë në përgatitje të listës së projekteve infrastrukturore dhe në identifikim të projekteve në përmirësim të jetës së qytetarëve.

Hamza tha se në tre mujorin e parë e vitit të ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja për rehabilitimin e hekurudhës 10, që është bashkëfinancim me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim dhe Banka Investive.

Madje ai ka kërkuar që projekti mos të ndryshohet dhe të jetë ai për të cilin palët janë marrë vesh.

“MF së bashku me MiE dhe me ministritë e tjera janë në proces të identifikimit të projekteve për përmirësimin e kualitetit të jetës në Kosovë. Janë nënshkruar marrëveshje për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 me bashkëfinancim nga banka për investime dhe BERZh. Në tremujorin e parë të vitit 2018 do të nënshkruajmë marrëveshjen e parë të grandit, ky projekt ka rëndësi të veçantë sepse lidh Kosovën nga Selaniku drejt Ballkanit Perëndimore”.

“MF është e përkushtuar në realizimin e këtij sektori për të rimëkëmbë linjat hekurudhore në Kosovë. Në draft buxhetin e vitit 2018 kemi përfshi një shumë për këtë projekt dhe të fillojë të ekzekutohet sa më parë. Kërkoj nga institucioni implementues i projektit të qëndroj në realizimin e projektit me këtë strukturë dhe të fillojë sa më shpejtë implementim e këtij projekti”.

Ai përmendi edhe projektet e tjera që do të realizohen, raporton EO.

Projektet tjera të financuara janë: rehabilitimi i Ibër-Lepencit janë ndarë 25 milionë euro nga BB; pastaj ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujerave të zeza, ku janë marrë 66 milionë hua dhe 20 milionë financim, dhe kërkohet para shtesë nga qeveria gjermane; linjën hekurudhore 10 janë ndarë 79,9 milionë euro investime kapitale”.

“Disa nga arritjet e mëdha janë ngrohtorja e Prishtinës dhe fabrika e ujit në Shkabaj, MF së bashku me MiE do punojë më të gjitha ministritë, për implementim e projekteve. Sigurimi i instruksionit financiar për shumë projekte janë siguruar, por i bëj thirrje ministrive që ta dimensionojmë punën dhe të fillojë implementimet i këtyre projekteve që e rrit ekonominë në përgjithësi”.

Ky ishte takimi i shtatë i këtij Këshilli që nga themelimi i tij në korrik të vitit 2015. Të pranishëm ishin Ministrat e Republikës së Kosovës, anëtarë të Këshillit, përfaqësuesit e Ambasadave në Kosovë dhe përfaqësuesit e donatorëve.

Të ngjashme