Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit e domosdoshme për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 18:23 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Reshat Millakun, Koordinatori nacional i ekipit për shënjestrimin e rasteve të Krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, me të cilët diskutoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për liberalizimin e vizave dhe procesin integrues, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministrja Hoxha falënderoi institucionet për punën e bërë si dhe kërkoi koordinim më gjithëpërfshirës të gjitha institucioneve relevante për të fuqizuar luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar dhe për të arritur rezultate të kënaqshme dhe te vazhdueshme, sidomos me fokus në kriterin për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha, ka vlerësuar performancën e Prokurorisë në nivel vendi që i jep kontribut të madh liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Isufaj theksoi se përkushtimi dhe rezultatet e punës së organeve të ndjekjes së krimit nuk mungojnë, ngase, sipas tij, tashmë, sasia dhe cilësia e punës së këtyre institucioneve janë të prekshme. Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet, andaj, theksoi Isufaj, organet e Prokurorisë së vendit mbështesin procesin integrues të vendit nëpërmjet angazhimit maksimal, duke kontribuar edhe në liberalizimin e vizave.

Image may contain: 4 people, people sitting, living room and indoor

Të ngjashme