Hoxhaj në Prizren: Ushtria prioritet në muajt e ardhshëm

Prizren | 08 Qer 2017 | 22:57 | Nga

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është njëra ndër prioritetet që na pret në muajt e ardhshëm si një hap i rëndësishëm drejt marrëdhënieve të reja të avancuara midis Republikës së Kosovës dhe Aleancës Veri – Atlantike.

Kështu ka zëvendëskryetari i PDK-së, ministër në detyrë i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë një tubimi sot në Prizren.

Para qindra qytetarëve të lagjes “28 Nëntori”, drejtues të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të prirë nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, ministrja Edita Tahiri, si dhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Prizrenit, Nait Hasani, Luljeta Veselaj – Gutaj, Nezir Coçaj dhe Nijazi Kryeziu, shpalosën platformën programore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe programin Fillimi i Ri për Kosovën.

Fillimi i Ri për Kosovën është sinonim i ndryshimeve rrënjësore për vendin, për zhvillimin ekonomik si dhe marrjen e vendimeve të mëdha për vendin tonë, u tha me këtë rast.

“Synimi i platformës për Fillimin e Ri është shteti me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie dhe perspektivë për qytetarët, me arsim dhe edukim i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë së tregut në përgjithësi dhe atij të punës në veçanti, shëndetësi publike efikase dhe të përballueshme për secilin qytetarë, drejtësi e funksionim të pa kompromis të rendit dhe ligjit, administratë publike të përgjegjshme dhe pa burokraci, sport dhe kulturë që do ta promovojë rininë dhe vlerat e saj”.

Lagjja “28 Nëntori” është shembulli i fitoreve të mëdha jo vetëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën. Këtu filloi ndryshimi i madh për fitoren e madhe të PDK-së që nga viti 2007 e deri më tani, kanë theksuar zyrtarët e PDK-së.

Më pas në mbrëmje, PDK ka shtruar një iftar për njerëz të profileve të ndryshme në Prizren. “Ftova secilin që ta mbështesin PDK-në më 11 qershor, që të festojmë së bashku fitoren e madhe të Fillimit të Ri”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: one or more people and crowd

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme