Humb jetën një person në autostradë

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 11:18 | Nga

O N. (78) nga Banjica e Epërme e Gostivarit ka humbur jetën në një aksident trafiku që mbrëmë në orën 20 e 25 minuta ka ndodhur në autostradën Gostivar – Tetovë përballë sallës së sportit afër Pirokut, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informacioneve të tij të deritanishme, këmbësori është përplasur nga një automjet i panjohur deri më tani me shofer të panjohur që është larguar nga vendngjarja, ndërsa ai nga lëndimet e marra ka vdekur në vendngjarje.

Vdekjen e O.N. e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, i cili ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ekspertizë kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë.

Trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme