I gjendet një arsenal armësh një personi në Barilevë

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar nga fshati Barilevë-Prishtinë, tek i cili është gjetur një arsenal i madh armësh.

Sipas raportit ditor të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiksuar dy karikatorë të armës AK-47, tre karikatorë të armës “Skorpion” dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Sipas Policisë, me vendimtë prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme