I shkaktoi makthe fëmijës, largohet nga puna edukatori i mbuluar me tatuazhe

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Një edukator kopshti i mbuluar në të gjithë trupin me tatuazhe, përfshirë edhe pjesën e bardhë të syrit që e ka kthyer në të zezë përmes një operacioni, deklaroi se iu ndalua të jepte mësim, pasi një nga prindërit u ankua se fëmija e tij kishte frikë prej tij.

Sylvain Helaine jepte mësim në shkollën fillore “Docteur Morere” në Palaiseau përpara se prindërit e një 3-vjeçari të ankoheshin vitin e shkuar tek autoritetet arsimore, ku u shprehën se djali i tyre kishte makthe natën pasi pa për herë të parë mësuesin.

Autoritetet tashmë kanë vendosur që 35-vjeçari, i konsideruar dhe francezi me më shumë tatuazhe mund të japë mësim për fëmijët mbi 6 vjeç, por jo për parashkollorët, njoftoi të hënën A2news.

Helaine ka lindur në Paris dhe tatuazhin e parë e realizoi në moshën 27 vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka shpenzuar mbi 40 mijë euro për të mbushur trupin e tij me piktura.

Të ngjashme