Idrizi me familjet e dëshmorëve bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj

Vushtrri | 06 Mar 2024 | 10:08 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nderim të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj.

Më pas, ata kanë vazhduar në mënyrë të organizuar për në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

I pari i Vushtrrisë tha se Epopeja e UÇK-së mbetet pika më kulmore e historisë së Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së mbetet pika më kulmore e historisë sonë. Sakrifica e familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, janë udhërrëfyesi ynë për shtetndërtim”, deklaroi Idrizi.

Të ngjashme