IKShPK: Kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka ngushëlluar familjarët dy personave që ndërruan jetë sot si pasojë e koronavirusit.

Ky institut iu ka bërë apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve dhe mos të dalin në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse kështu janë duke e rrezikuar veten dhe familjet e tyre.

“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

“Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të IKSHPK-së:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!
Ngushëllime Familjeve!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!
Kjo është e rrezikshme!

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.

Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne.

Për t’u informuar më shumë rreth pasojave nga koronavirusi në Kosovë, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme