Ilir Daja flet rreth fitores që e riktheu Ballkanin në krye të Superligës

Prishtinë | 07 Pri 2024 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ballkani triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Lirisë në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata e merituan këtë fitore, por që duhet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në tetë ndeshjet e mbetura.

“Liria ka një publik që e mbështet ekipin, këtë e dëshmoi edhe sot”, ka thënë pas ndeshjes strategu i Ballkanit.

“Kam tjetër falënderim që edhe përkundër pozitës po e respekton kampionatin. Tregoi dëshirë për të fituar pikë ndaj nesh”.

“Ne vazhdojmë të mos jemi në gjendjen më të mirë, kjo më shumë nga ana psikologjike për shkak të rezultateve”.

“U liruam me golin e Gripshit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Janë edhe tetë finale dhe jemi ende në garë për Kupë”, ka shtuar më tej Daja.

Të ngjashme