Inaugurohet Kuvendi i fëmijëve të Istogut

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut është inauguruar Kuvendi i fëmijëve, në një mbledhje të mbajtur në kuadër të aktiviteteve të cilat po zhvillohen në këtë komunë për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Gjatë mbledhjes inauguruese të Kuvendit të fëmijëve, kryetari i Komunës, Haki Rugova, siç njoftoi zyra për informim e kësaj komune, uroi fëmijët e përzgjedhur për këtë kuvend, duke iu uruar punë të mbarë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kërkoj nga ju që të ngrini zërin tuaj për pakënaqësitë e juaja, qoftë për Komunën si institucion, qoftë për shkollat për nga vini ju”, u është drejtuar Rugova kuvendarëve të rinj, të cilët koordinatorja për të drejta të njeriut në Komunën e Istogut, Sanije Mavraj, e njoftoi Kuvendin Komunal të fëmijëve për detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga dokumentet e të drejtave të njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme