Indonezia goditet nga një tërmet 4,4 ballë

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet 4,4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Sumba në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive, në ishullin Sumba është regjistruar një tërmet me magnitudë 4,4 ballë në orët e mëngjesit.

Tërmeti ka ndodhur 10 kilometra në thellësi ndërsa epiqendra ka qenë 187 kilometra në jugperëndim të ishullit.

Sipas informacioneve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Në tërmetin me fuqi prej 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.

Të ngjashme