Infektologu Ahmeti: 1 vjeçari me Coronavirus është në gjendje të mirë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është edhe një 1 vjeçar.

Infektologu, Sali Ahmeti, ka konfirmuar për klankosova.tv se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, deklaroi Ahmeti.

Kujtojmë se numri i të prekurve me Coronavirus në vend ka shkuar në 170 si dhe katër viktima.

Të ngjashme