INPO: 45.46 % e qytetarëve të pakënaqur me punën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata INPO ka publikuar raportit vjetor “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”, raporton Ekonomia Online.

Shërbimet publike, transporti publik, përfshirja në sistemin e ujësjellësit dhe furnizimi me ujë, grumbullimi i mbeturinave dhe trajtimi i ujërave të zeza, janë ndër shërbimet komunale me të cilat qytetarët e Prishtinës janë më së shumti të kënaqur.

Sipas këtij raporti, të kënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti janë shprehur vetëm 18.06 për qind e tyre, kundrejt 45.46 e atyre që janë të pakënaqur dhe 26.41 e qytetarëve kanë vlerësim neutral për punën e kryetarit Ahmeti.

Drejtoresha Ekzekutive në INPO, Albulena Nrecaj, ka dhënë detaje rreth këtij raporti.

“Të dhënat e dala nga anketa përfaqësojnë mendimet e qytetarëve të moshës madhore 18 vjeç e më shumë, ku 50 .12 për qind janë gra ndërsa 49.88 për qind  janë burra. Monstra sipas strukturës së vendbanimeve ka përfshirë 79.48 për qind e të anketuarve nga vendbanimet urbane dhe 20.52 për qind nga ato rurale”, ka thënë ajo.

Menaxheri i Programeve në INPO, Shpend Mustafa, ka prezantuar raportin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Prishtinës.

“Me punën e kryetarit të Prishtinës të pakënaqur janë 32.68 për qind e qytetarëve dhe shumë të pakënaqur janë 12.78 për qind, ndërsa 26.41 janë as të kënaqur por as të pakënaqur si dhe 16.46 për qind janë të kënaqur me punën e Ahmetit ndërsa 1.61 e qytetarëve janë shumë të kënaqur. 7.13 për qind e qytetarëve deklarojnë që nuk dinë asgjë për punën e Ahmetit”, ka thënë Mustafa, raporton EO.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, nuk është pajtuar tërësisht me këtë raport, ku specifikoi transparencën e Komunës.

“Ka disa diskrepanca në këtë raport që unë i vërejta por që edhe një pjesë e mirë e këtyre treguesve që i keni marrë janë pikërisht në kuadër të politikave që ne i kemi zhvillu. Ajo që mua më befasoi ishte pjesa e transparencës dhe pjesa se sa persona janë të njoftuar ku ishin vetëm 15 për qind. Vlen të cekët se Komuna e Prishtinës së bashku me komunën e Madridit është shpallur komunat më transparente në Evropë, prandaj vet fakti i transparencës apo mosinfromimi i qytetarëve nuk mund të jetë faji i Komunës”, ka thënë Nushi, raporton EO.

Shkëlqim Jakupi nga MAPL tha se ndihet mirë që është rritur kënaqshmërija e qytetarëve të Prishtinës rreth shërbimeve komunale.

“Është jashtëzakonisht mirë me pa që ka rritje të kënaqshmërisë së qytetarëve. Çka më bëri mua përshtypje ishin fushat që keni matë kënaqshmërinë e qytetarëve për ofrimin e shërbimeve komunale përputhet me një sistem të menaxhimit të performancës që e ka të instaluar në rregulloren qeveritare ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme