Inspektohen linjat e rregullta të transportit dhe taksitë ilegal në kryeqytet, shqiptohen katër gjoba

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i kryeqytetit sot së bashku me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aksione në inspektimin e linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve dhe njëkohësisht ka kryer kontrolle të zakonshme të taksive ilegal.

Gjatë kontrolleve janë shqiptuar katër gjoba nga inspektorati dhe disa të tjera nga policia.

Kështu ka bërë të ditur inspektorati përmes një postimi në Facebook.

“Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ishte në një aksion bashkë me Policinë e Kosovës në inspektim të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve (urbane dhe ndërurbane) dhe njëkohësisht kontrolle të zakonshme taksive ilegal. Gjatë kontrolleve janë shqiptuar katër (4) gjoba nga inspektorati dhe disa të tjera nga policia”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme