Inspektohen operatorët transportues në Fushë-Kosovë lidhur me zbatimin e masave anti-Covid

Fushë-Kosovë | 23 Tet 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Edhe këtë javë po vazhdon inspektimi nga inspektorët komunalë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lidhur me respektimin e masave anti-Covid nga operatorët transportues në Komunën e Fushë-Kosovës.

Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve, të taksive dhe të kompanive.

Bazuar në nenin 24 të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikës së Kosovës, personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e organit kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat është përgjegjës dënohet me gjobë prej 500 euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej 200 euro.

Të ngjashme