Inspektorati dhe policia mbyllin dy barnatore dhe një kazino në Mitrovicë

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspektoratit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese në rajonin e qytetit të Mitrovicës, ku pas verifikimit, janë mbyllur dy barnatore dhe një kazino.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00 si dhe funksionimi i tyre pa licencë.

Sipas drejtorisë së Inspektoratit, këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtat nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.

“Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej dhjetë subjekte afariste, pas inspektimit u konstatua se dy barnatore nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës dhe një kazino për mungesë të licencës”.

“Me këtë rast Drejtoria e Inspektoratit ka marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme