Inspektorati mbyll gjashtë motele në Ferizaj

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Paligjshmëria ka kohë që nuk zë vend më në qytetin e Ferizajt. Ndërkohë inspektorët komunal kanë nisë një aksion i cili ka rezultuar me mbylljen e gjashtë moteleve dhe inicimin e 15 procesverbaleve në gjykatë.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës, ka thënë se ky aksion kaq i gjerë që është shtrirë mbi qytetin e Ferizajt dhe rrethinën ka një qëllim, atë të shmangies së dukurive eventuale devijante në këto biznese dhe kontrollit sanitar që parashihet me normativin ligjor në fuqi.

“Do të vazhdohet edhe ditëve në vijim me këtë aksion dhe se vazhdimisht inspektorët e tregut dhe sanitar janë në vëzhgim e kontroll të afër të këtyre llojeve të bizneseve”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, nga 34 motelet e inspektuara, ndaj 15 prej tyre do të iniciohet shumë shpejt procedura pranë gjykatës, kurse 6 prej tyre janë mbyllur menjëherë për shkakun e mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe mungesave së kushteve sanitare. Ai ka shtuar se ky aksion është marrë në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe me Administratën Tatimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme